Moti

Sa do të zgjasë i ftohti dhe kur pritet përmirësim i kushteve atmosferike

Sa do të zgjasë i ftohti dhe kur pritet përmirësim i

Stuhia “Filomena” ka goditur Shqipërinë, ndërkohë që ulje e temperaturave, ngricat dhe dëbora kanë përfshirë gjithë vendin.

Sipas Meteoalb fundjava do të vazhdojë të jetë e ftohtë, ndërkohë që zonat malore temperaturat minimale do të shkojnë deri në -14 gradë celsius.

Por kur do të ketë përmirësim të kushteve atmosferike?

Duke filluar nga e mërkura sipas Meteoalb pritet përmirësim i kushteve atmoferike dhe me temperatura më të stabilizuara.

“Moti i ftohtë vjen si pasojë e stuhisë Filomena, që ka goditur vendin”, deklaroi Hakil Osmanit një ditë më parë për “News 24”.

Java që vjen pritet të ketë kushte të qendrueshme atmosferike, të cilat do të mbizotërojnë në të gjithë vendin.

Sipas Meteoalb dita e hënë do të dominohet nga moti i kthjellët, por i ftohtë.