Moti

Sa preket Shqipëria nga stuhia evropiane? Ulen temperaturat, kujdes ata që shkojnë në bregdet të dielën

Sa preket Shqipëria nga stuhia evropiane? Ulen temperaturat, kujdes ata

Stuhia që ka përfshirë një pjesë të madhe të Europës qendrore, do të ndikojë edhe në situatën e motit në Shqipëri. Meteorologia e Meteoalb, Lajda Porja tha se fundjava do të sjellë ulje të temperaturave dhe reshje shiu më së shumti në zonat veriore dhe në bregdetin e veriut. Ndërsa për ata që këtë fundjavë do shkojnë në bregdetin e jugut, duhet të tregojnë kujdes për shkak të erës së fortë. Sa i përket temperaturave, meteorologia tha se nuk do të kalojnë 34 gradë. ndërsa e diela shtrin reshjet e shiut pothuajse në pjesën më të madhe të territorit.

Meteorologia:

Paraprakisht duke parë stuhinë me origjinë në ishujt britanikë që kanë përfshirë Europën Qendrore, një stuhi që duhet quajtur në shkallën e uraganëve sjell përkeqësim të motit në gjithë Europën. Ka qenë një ndikim i këtij të nxehti që solli këto stuhi, pritet që stuhia të zhvendoset pak drejt Alpeve, do preket pak Ballkani, por tek ne do vijë e dobësuar, do ketë breshër më shumë në vendet e rajonit, Mal të Zi, Kosovë, Maqedonia. Moti tek në do jetë në ndikimin e vranësirave. E shtuna sjell rrebeshe në veri-verilindje, me shira të rrëmbyeshëm për disa minuta.

E dela zhvendos reshjet në një pjesë më të madhe të territorit shqiptar. Rrezikohen reshje shiu dhe ne bregdetin e veriut, shpëton bregdeti i jugut. Kjo situatë ndodh pasi jemi në ndikim të stuhisë që po zhevnedosët drejt Italisë veriore dhe qendrore.

Temperaturat për Tiranën dhe Jugun gjatë fundjavës?

Ka patur rënie të temperaturave krahasuar me të nxehtin. Nga 31 -33 gradë në bregdet, parashikohet që termometri të mos kalojë 34 gradë maksimumi, kryesisht në zonat ku zakonisht kemi dhe vlerat me të larta. Në kryeqytet do jetë 34 gradë. E diela zbret termometrin në 32 gradë. Kujdes të gjithë ata që vizitojnë këtë fundjavë bregdetin, pasi do jetë e pranishme era e fortë, duke bërë që të kemi një det të trazuar, dhe duhet kujdes për fëmijët.

*Tiranapost.al.