Moti

Shi apo diell, si nis kjo javë?

Shi apo diell, si nis kjo javë?

Shqipëria do të paraqitet nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, ku priten intervale të gjata me kthjellime, e më të theksuara do të paraqiten në bregdet dhe pjesërisht zonat e ulëta.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin kalime vranësirash, ku më të shpeshta do të jenë në zonat e thella malore, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera më e ulët, deri në 26°C vlera më e lartë e cila pritet në Qarqet Berat dhe Elbasan.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.