Moti

Shi, borë dhe erë e fortë. Temperaturat gjatë kësaj jave shkojnë në minus

Shi, borë dhe erë e fortë. Temperaturat gjatë kësaj

Sipas Meteoalb: Vendi do të jetë në mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin reshje shiu sot dhe reshje bore në ditët në vijim në zonat malore. Temperaturat e ajrit gjatë kësaj jave do të ulen ndjeshëm. Në zonat e thella malore do të shkojnë deri në -8 gradë celcius, kurse maksimalet nuk do t`i kalojnë 17 gradë celcius.


Parametrat e erës do të jenë problematike sidomos në fillim të javës duke bërë që në det të hapur të shkojë shpejtësia e erës deri në 100 km/orë.

Tiranapost.al