Moti

Shi dhe freskët edhe sot

Shi dhe freskët edhe sot

Ditën e sotme, vendi ynë do të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellime.

Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim dhe perëndim të vendit. Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët e lokalisht me intensitet mesatar.

Në orët e mesditës, reshjet e shiut do të jenë prezente me intensitet të ulët por përgjatë relieveve malore të vendit.

Në intervale të shkurtëra kohore, do të kemi reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i jugut me shpetësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës fiton shpjetësi deri në 14m/sek.

Valezimi në det pritet të jetë i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

– në zonat malore 8 deri 22 °C

– në zonat e ulëta 9 deri 28°C

– në zonat bregdetare 13 deri 27°C