Shqipëria pritet të jetë në kushte atmosferike të paqëndrueshme edhe gjatë fundjavës, ku do të ketë edhe reshje shiu.
Sipas parashikimeve, moti do të jetë me vranësira mesatare, por nuk do të mungojnë edhe alternimet e kthjellimeve, kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë kryesisht e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-5m/s por, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 6-10m/s.