Moti

Shkurti nis me rritjen disa gradë të temperaturave

Shkurti nis me rritjen disa gradë të temperaturave

Moti në vendin tonë, parashikohet të jetë me rritje të vlerave barike, si pasojë e masave ajrore më të ngrohta me origjinë perëndimore.

Kjo do të sjellë moti të kthjellët dhe të ngrohtë në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë në zonat malore.

Gjatë orëve të pasdites dhe në vijim, vranësirat e lehta dhe kalimtare gradualisht do të shtrihen në të gjithë territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje, si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 17°C.

Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det, duke arritur shpejtësinë 25 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor, për pasojë, në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim i papërfillshëm.