Moti

Shqipëria është goditur nga stuhia ‘Filomena’. Kur do përmirësohet moti?

Shqipëria është goditur nga stuhia ‘Filomena’. Kur do

Ulje e temperaturave, ngricat dhe dëbora e ditëve të fundit janë rezultat i stuhisë “Filomena” që ka goditur Shqipërinë.

Sipas Hakil Osmanit nga Meteoalb fundjava do të vazhdojë të jetë e ftohtë. Në zonat malore temperaturat minimale do të shkojnë deri në -14 gradë celsius.

Po kur do të ketë përmirësim të kushteve atmosferike?

“Nga e mërkura pritet të ketë një përmirësim, kur edhe do të nisë një dimër normal e jo me temperaturat e tanishme të ftohta. Moti i ftohtë vjen si pasojë e stuhisë Filomena, që ka goditur vendin”, tha Osmani për News 24.

Rreshjet e dëborës e kanë bërë të vështirë kalimin në disa akse rrugore, pa mjetet e nevojshme. Autoriteti Rrugor njoftoi këtë mëngjes se: në Dedaj-Razëm-Bogë, Qafë Mali-Fierzë, Kuben Vasije, Tammare-Shkodër, Burrel-Klos-Peshkopi, Kukë-Has, Përrenjas-Kapshticë, ku qarkullimi vazhdon normalisht.
Në akset Korçë-Qafë Qarri, Korçë-Dardhë, në pjesën fundore të aksit Krujë-Sarisalltik me gjatësi prej 2 km rekomandohen goma dimërore dhe përdoruesit e mjeteve të pajisen me zinxhirë. Në akset e Dajtit, Qafë Priskë- Qafë Mollë rekomandohet kalimi me zinxhirë gjithashtu, pasi ka prezencë të ngricave në disa vende.