Moti

Si do jetë moti në fundjavë? Lexo parashikimin e meteorologes para se të bësh planet

Si do jetë moti në fundjavë? Lexo parashikimin e meteorologes

Temperaturat gjatë fundjavës do të bien, duke bërë që maksimumi të jetë jo më shumë se 21-22 gradë. Meteorologia Adiola Bani nga Meteoalb tregon se moti do jetë me vranësira të shtunën dhe reshje shiu ditën e diel, por me përmirësim të kushteve të motit gjatë pasdites. 

Meteorologe Adiola Bani: 

Territori shqiptar sot dhe nesër paraqitet me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme, ku më të dendura vranësirat do të paraqiten gjatë ditës së shtunë.

E diela nis me mot të vranët dhe prezencë të reshjeve të shiut në territorin shqiptar, ku herë pas here do jenë në formën e rrebesheve.

Presim përmirësim të kushteve të motit vetëm të dielën pasdite. Për sa i përket temperaturave të ajrit, mëngjeset vijojnë të mbeten të freskëta duke bërë që vlerat mininimale të luhaten me 4-5 gradë në zonat malore.

Ndërsa maksimumi gjatë ditës së sotme pritet 24 gradë. Dita e shtunë dhe e diel sjell rënie të temperaturave, kryesisht gjatë orëve të mesditës, duke bërë që maksimumi të jetë jo më shumë se 21-22 gradë Celsius.