Moti

Si do jetë moti për javën? Meteorologia: E enjtja sjell ndryshimin

Si do jetë moti për javën? Meteorologia: E enjtja sjell

Moti këtë javë do jetë me temperatura të larta, por deri ditën e enjte. Në parashikimin e motit për javën, meteorologia Adiola Bani tha se duke nisur nga dita e enjte do të bien vlerat termike, do ketë vranësira dhe reshje shiu, kryesisht në zonat malore.

Kjo situatë tha meteorologia do të vijojë deri me datë 20 shtator, që konsiderohet dhe dita e rikthimit të vlerave tipike të shtatorit.

Deri në mesin e javës do kemi temperatura të larta, do kemi mot të kthjellët përveç pasdites ku do ketë vranësira. Deri të mërkurën s’ka reshje dhe do bëjë që moti të mbetet me temperatura të larta. Vlerat termike do jenë 35 gradë, deri të mërkurën me temperatura të larta, ndërsa me vlera 15 -16 gradë në zonat malore në mëngjes ndëra gjatë ditës deri në 36 gradë.  

E enjta do sjellë ndryshim të kushteve të motit, do kemi një thyerje me sistem vranësirash të shpeshta me rrebeshe shiu kryesisht në veri dhe me rënie temepraturash duke zbritur vlerat maksimale me 31 dhe 32 gradë. Dita e shtunë do mbetet me vranësira, reshjet në zonat malore që do jenë afatshkrutra. Vlerat termike në fundjavë do jene 32 dhe 33 gradë. Mesjava do na sjellë freskim të motit dhe rënie graduale të temperaturave.

Deri kur do vijojnë këto vlera termike?

Deri në datën 20 shtator, më pas presim që 10 ditëshi i fundit të shtatori të sjellë freskim dhe rikthim të  temperaturave normale të shtatorit. Për reshjet, shtatori do vijojë të mbetet muaj pak a shumë pa reshje.