Moti

Si do jetë moti përgjatë javës? Meteorologu parashikon reshje dëbore

Si do jetë moti përgjatë javës? Meteorologu parashikon

Meteorologu Hakil Osmani nga 'Meteoalb' ka bërë parashikimin e motit për këtë javë, se sa do ulen temperaturat dhe sa do zgjasin ditët me diell. A do ketë shi? Po dëborë? Ai thotë se reshjet e dëborës priten në zonat malore.

Lexo parashikimin e motit për javën:

Temperaturat kanë patur një rënie që pritet të vijojnë edhe në ditët ne vijim, duke bërë që deri në fundjavë të ketë vlera termike maksimale përgjatë ultësirës perëndimore deri në 16-17 Celsius. Ndërsa në zonat malore pritet të kemi vlera temrmike deri në nën zero gradë Celsius. Për kushtet atmosferike pritet që të kemi prezencë të dukshme të vranësirave gjatë kësaj jave gjë e cila do krijojë edhe mundësi për reshje të pakta shiut, duke bërë që në zonat malore mbi 1500 metra nga niveli i detit të ketë prezencë të pakët dëbore. Reshjet e shiut pritet të jenë në sasi të pakëta dhe të izoluara.

Të shtunën në mëngjes dhe thuajse gjithë dita pritet te ketë herë pas here reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit. Ndërsa në zonat malore si pasojë edhe e vlerave termike nën 0 gradë reshjet do jenë prezente por në sasi të pakët duke bërë që të shijojmë reshjet e dëborës në zonat malore. Në këtë javë jemi në vlera tipike të stinës së vjeshtës.

*Tiranapost.al.