Moti

Si do të jetë moti këtë fillimjave?

.

Si do të jetë moti këtë fillimjave?

Moti në vendin tonë, do të vijojë me vranësira të dendura dhe reshje të izoluara në pjesën më të madhe të territorit, por duke filluar që nga mesdita dhe në vijim pritet përmirësim i kushteve atmosferike, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta.

Më të theksuara vranësirat paraqiten në skajin Verior dhe Verilindor, duke rrezikuar reshje të izoluara shiu e dëbore.

Parashikohet që mbrëmja dhe nata, të përmirësojë dukshëm kushtet atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 19°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Verior dhe Verilindor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.