Moti

Si do të jetë moti këtë fundjavë?

Si do të jetë moti këtë fundjavë?

Dita e sotme, parashikohet të jetë mot me diell dhe me temperatura të larta. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, parashikon këtë fundjavë që vendi ynë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe vlera të larta të presionit, si rezultat i masave ajrore të ngrohta e të thata me origjinë nga Afrike e Veriut.

Moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i kthjellët me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin, por nuk do të mungojnë alternime të herëpasherëshme vranësirash të mesme e të larta kalimtare gjatë orëve të mesditës.

Si do të jetë moti këtë fundjavë?

Të shtunën temperaturat e larta do të arrijnë deri në 25 gradë Celcius në Berat dhe në Gjirokastër, ndërsa në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Shkodër, do të jenë 24 gradë Celcius.

Ndërsa ditën nesërme, temperaturat më të larta do të jenë 26 gradë Celcius.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi 1-5m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës arrin shpejtësi deri 8m/s shoqëruar me valëzim të forcës 1-2ballë në detet Adriatik dhe Jon.