Këtë të hënë, në orët e para të mëngjesit dhe mesditës, vedi ynë do të sjellin intervale të gjata me kthjellime në zonat bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët.
Ndërsa në shtrirjen Lindore, parashikohet që herë pas here të ketë kalime të lehta të vranësirave.
Pas mesdite pritet që vranësirat gradualisht të shfaqen në pothuajse të gjithë vendin tonë, ku më të fokusuara do të jenë në orët e pasdites në zonat Verilindore dhe Juglindore të Shqipërisë, duke krijuar mundësi për momente të pakta me pika shiu në skajin Juglindor.
Vija bregdetare edhe në pjesën e dytë të ditës do të jetë me intervale kthjellimesh, por do të ketë edhe kalime të lehta të vranësirave.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C vlera minimale, deri në 35°C vlera maksimale.
Era do të fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi Perëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.