Moti

Si do të jetë moti në festat e fundvitit?

Si do të jetë moti në festat e fundvitit?

Si do të jetë moti nesër, po mbi të gjitha si do të jetë në fundvit? Duket se do të jetë diell dhe mot i qëndrueshëm.

“Orët në vijim mbeten në mbizotërimin e vranësirave. Duke filluar në orët e mbrëmjes do kemi përmirësim të temperaturave dhe motit të qëndrueshëm, pritet të ketë një përmirësim të temperaturave po ashtu, sot ka pasur një prezencë të një mase të ftohtë ajrore. Vlera deri në -3 gradë celsius është regjistruar sot. Dita e diel do të sjellë një tjetër ulje të temperaturave, pritet deri në-5 gradë celsius.

Dita e dielë do sjellë përmirësim edhe për sa i përket parametrave të erërave. Për sa i përket periudhës së festave të fund vitit, pritet një mot më i qëndrueshëm temperaturat e ajrit do të jenë të larta për javën në vazhdim. Ende nuk mund të them se jemi në kulmin e dimrit, pasi është vetëm fillimi i stinës.”, tha Hakil Osmani, nga Meteoalb për News 24.