Moti

Sot dhe nesër do jetë acar! Parashikimi i motit për javën dhe kur do rriten temperaturat me 4 gradë

Sot dhe nesër do jetë acar! Parashikimi i motit për javën

Sot dhe nesër temperaturat do të vijojnë të jenë tepër të ulëta. Ndërsa duke filluar nga e mërkura situata do të përmirësohet, ku parashikohen vranësira të shpeshta, dhe reshje të izoluara bore në disa zona. Sa i përket temperaturave në fundjavë pritet të rriten me 4-5 gradë në gjithë vendin.

Parashikimi për motin gjatë javës nga Meteoalb:

Sot dhe të martën moti vijon shumë i ftohtë por kryesisht i kthjellët. E mërkura sjell vranësira të shpeshta dhe vetëm ndonjë reshje të izoluar bore. Nga e enjtja dhe në vijim vranësirat shtohen në vend duke sjellë edhe reshje të pakta shiu-bore kryesisht në skajet Veri-Jug. E premtja dhe fndjava risjellin reshje në gjithë territorin, reshje shiu-bore më të konsiderueshmenë Veri-Jug. Temperaturat e ajrit mbeten të ulëta sot dhe nesër duke variuar nga -11 në 2 gradë për zonat malore dhe nga -2 në 8 gradë në zonat e ulëta.

Pas së mërkurës pritet rritje e temperaturave, më e ndjeshme në zonat Perëndimore por fundjava sjell rritje me 4-5 gradë të temperaturave në gjithë vendin, duke lënë në vlera negative vetëm zonat e thella malore, prandaj dhe reshjet e fundjavës do të jenë shi në 80% të vendit por me dëborë në zonat malore mbi 700 metër lartësi.

*Tiranapost.al.