Moti

Sot ka shi gjatë gjithë ditës

Sot ka shi gjatë gjithë ditës

Këtë të mërkurë, vendi ynë në orët e paradites do të mbizotërohet nga vranësira të shpeshta, të cilat herë pas here do të gjenerojnë rrebeshe shiu, ku më të theksuara shirat paraqiten në zonat Veriperëndimore dhe Jugperëndimor.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë më vranësira dhe reshje, por në sasi të pakta. Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës, të ketë përmirësim gradual të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët deri në 26°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 6 ballë.