Moti

Sot më ngrohtë se dje, por kujdes, pasdite mund të bjerë shi

Sot më ngrohtë se dje, por kujdes, pasdite mund të bjerë shi

Vendi ynë, në orët e paradites do te dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare, por pas-mesditës vranësirat do të shtohen në të gjithë vendin, duke rrezikuar reshje të pakta dhe të izoluara shiu në Veri dhe pjesërisht në zonat qendrore të territorit.

Parashikohet që edhe pasditja, të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura, ku në ekstremet jugor- juglindor do të gjenerojnë reshje të dobëta shiu.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje gjatë orëve të mëngjesit, por konstante do të mbeten në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 2 °C deri në 22°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.