Moti

Sot ndeshja me Ishujt Faroe. Këto janë rrugët që do bllokohen në Tiranë

Sot ndeshja me Ishujt Faroe. Këto janë rrugët që do

Do të mbahet sot ndeshja mes Kombëtares dhe Ishujve Faroe. Policia e Shtetit ka publikuar një plan masash për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë. Portat e hyrjes në stadium, ditën e ndeshjes, do të hapen në orën 17:00.

Rrugët që do të bllokohen në Tiranë:

-bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 20 m mbi urën e Dajtit;
-rruga “Papa Gjon Pali II”;
-rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;
-rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së”;
-rruga “Themistokli Gërmenji”;
-rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i liceut;
-rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
-rruga “Jul Variboba”, pranë postës;
-rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;
-rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.