Moti

Sot reshje të denduara. Këto janë qytetet që rrezikojnë nga përmbytjet

Sot reshje të denduara. Këto janë qytetet që rrezikojnë

Java është parashikuar me reshje të dendura. E hëna ka nisur e vranët, por pritet që orët në vijim të shtohen, duke gjeneruar reshje shiu me intensitet të lartë.

IGJEUM ka bërë një parashikim të qyteteve që rrezikojnë nga përmmbytjet për shkak sidomos të daljes së lumenjve nga shtrati.

“Sipas llogaritjeve të IGJEO, nesër (e hënë dt.26) në qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër, si rezultat i reshjeve shumë intensive/intensive, pritet të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.

Në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni i Shkodrës dhe Drini i Lezhës pritet një rritje e prurjeve”, shkruhet në njofim.

IGJEUM bën thirrje për marrjen e masave.