Ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë me vranësira dhe shira me intensitet të lartë, që në orët e para të mëngjesit më problematike situata do të paraqitet në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër duke raportuar përmbytje lokale.
Pjesa e dytë e ditës do të shtojë intensitetin e reshjeve në të gjithë territorin, duke sjellë vërshime të përkohshme si edhe përmbytje në Ultësirën Perëndimore.
Gradualisht, reshjet e shiut priten të fitojnë intensitet mesatar deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive kryesisht në veriperëndim të vendit.
Gjithashtu, pritet rënie e intensitetit të shirave vetëm gjatë natës vonë.
Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 75 km/h nga drejtimi Jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 6 ballë.
Temperaturat parashikohen në zonat malore 13 deri 20°C, në zonat e ulëta 16 deri 24°C dhe në zonat bregdetare 19 deri 23°C.