Moti

Stuhia Irene godet Italinë

Stuhia Irene godet Italinë

Pasi u stacionua për disa ditë jashtë bregut perëndimor të Evropës, në Atlantikun e afërt, stuhia Irene - siç u riemërua nga shërbimi meteorologjik francez - ka mbërritur dje në Itali.

Shumë shpejt do të vijë edhe tek ne.

Irene ka sjellë reshje të bollshme, erëra të forta dhe dëbore.

Rënie intensive e temperaturave pritet në fundjavë.

Mbrojtja Civile në Italk ka lëshuar alarme në Liguria, Emilia-Romagna dhe Toskana.

Stuhia do të përshkojë Evropën Qendrore deri në fund të së enjtes dhe më pas do të shkojë drejt Evropës Lindore dhe Rusisë ku do të ketë tendencë të dobësohet gjatë 24 orëve të ardhshme.