Moti

Të mërkurën nisin reshjet! Sa do të zgjasin ditët e freskëta dhe kur kthehen ato me diell

Të mërkurën nisin reshjet! Sa do të zgjasin ditët e

Gjatë kësaj jave do të bëjmë një pushim nga temperaturat e larta, por do të zgjasë deri në fundjavë. Sipas meteorologes Adiola Bani nga MeteoAlb, përgjatë mesnatës dhe orëve të para të së mërkurës do të ketë rrebeshe shiu.

Temperaturat do të kthehet në vlera më të larta në fundjavë, për të kulmuar në fillim të javës së ardhshme me të njëjta vlerat termike si në ditët që lamë pas.

Të mërkurën nisin reshjet! Sa do të zgjasin ditët e

“Sot dhe deri nesër në mesditë do kemi mot të kthjellët. Pastaj do kemi shtim të vranësirave fillimisht në veriperëndim të vendit me rrebeshe. Të mërkurën do kemi shi në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në orët e vona të mbrëmjes pritet përmirësim. Të enjten do kemi më pak reshje, duke bërë që në fundjavë. Sot do kemi temperatura 37-38 gradë. Dita e mërkurë do sjellë rënie të ndjeshme në 31 gradë në zonat bregdetare. Të enjten do kemi sërish rritjen ndërsa javën tjetër i nxehti do të kthehet sërish me temperatura mbi 36 gradë. Edhe vendet e rajonit do të kenë të njëjtat temperatura dhe luhatje të motit”, tha Bani për “Abc News”.

Foto kryesore nga @adjol_sini