Moti

Të shtunën tjetër ciklon në Greqi, meteorologia Bani sqaron si do të ndikojë në Shqipëri

Të shtunën tjetër ciklon në Greqi, meteorologia Bani sqaron

Në Greqi meteorologët kanë paralajmëruar se vendi do të goditet nga një ciklon të shtunën. Lidhur me këtë lajm, meteorologia Adiola Bani thotë se nuk e prek Shqipërinë. Por ashtu si ditën e sotme, edhe nesër deri mesditën e së shtunës vendi do të përfshihet nga rrebeshe shiu e stuhi.

Të shtunën tjetër ciklon në Greqi, meteorologia Bani sqaron

“Edhe e premtja do na sjellë kushte të njëjta atmosferike me ditën e sotme, deri në orët e pasdites ku pritet të kemi shtim të vranësirash që do na sjellin reshje gjatë mbrëmjes dhe natës. Ky sistem me vranësira do na sjelle rrebeshe shiu. Here pas here në formën e shtrëngatave. Është një situatë që nuk do zgjasë shumë, pasi mesdita e së shtunës dhe e diela do na sjelle përmirësim të motit. Kjo do na sjellë dhe ulje temperaturash. Vlerat ditor do luhaten nga 6-7 gradë në mëngjes në zonat malore, kurse maksimumi në 24-26 gradë Celsius. Këto rrebeshet e shiut janë mëse normale në stinën e vjeshtës.  Vendi ynë ndikohet vetëm me vranësira dhe rrebeshe shiu, por që nuk do të zgjasin shumë në kohë. E diela në orët e mbrëmjes dhe e hëna do sjellin sërish rrebeshe shiu dhe vranësira të dendura. Shpresojmë që nuk do të na sjellin problematika. Për sa i përket Greqisë e shtuna do të sjellë rrebeshe shiu me intensitet goxha të lartë, pasi fundjavën që kaloi pati një stuhi tropikale. Duke qenë se kemi temperature të larta këto ditë sigurisht nuk përjashtohen dhe rrebeshet me breshër”, tha meteorologia Bani për ‘Report TV’.