Moti

Temperatura deri në 28 gradë! Njihuni me motin për sot

Temperatura deri në 28 gradë! Njihuni me motin për sot

Sipas MeteoAlb do të mbetet territori shqiptar nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites ku moti i kthjellët dhe vranësirat e shpeshta do të dominojë në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare ndërsa me vranësira të dendura dhe reshje të pakta do të karakterizohen zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Parashikohet që orët e pasditet të vijojnë më alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje të pakta dhe të izoluara shiu.


Orët e vona të natës do të përmirësojnë ndjeshëm kushtet meteorologjinë në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në orët e mëngjesit por ulen në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 12°C temperatura më e ulët deri në 28°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim të ulët.