Temperatura deri në 31°C sot, por pasdite mund të ketë reshje shiu në disa zona

E Shtunë 21 Maj 2022, 08:23
TiranaPost
Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës do të jenë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmoaferike në të gjithë vendin, KU kthjellimet do të jenë dominante në zonat Bregdetare dhe të ulëta. Ndërsa në orët në vijim vranësirat do të shtohen duke krijuara mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara shiu në zonat Veriore dhe Juglindore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 31°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior - Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.