Moti

Temperatura deri në 39 gradë këtë të diel

Temperatura deri në 39 gradë këtë të diel

Ditën e sotme, territori i Shqipërisë do të përfshihet nga moti nxehtë dhe i kthjellët. Temperaturat priten të shkojnë deri në 38-39 gradë Celsius në qarkun e Beratit.

Depërtimi i masave ajrore nga Afrika drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan, do të sjellë në vendin tonë mot të kthjellët dhe të nxehtë, por herë pas here priten vranësira të lehta e kalimtare, ku më të theksuara do të jenë në zonat Juglindore të Shqipërisë.

Parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm si në mëngjes edhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 16°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit, deri në 38-39 gradë Celsius pritet vlera maksimale në qarkun e Beratit.


Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi perëndimor dhe Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët