Moti

Temperatura mbi 40 gradë sot

Temperatura mbi 40 gradë sot

Shërbimi meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak qarkullimit të masave ajrore të nxehta me origjinë nga Saharaja.

Moti parashikohet i kthjellët e orë të plota me diell në të gjithë territorin, pa lëne mënjanë vranësira të pakta deri mesatare në relievet kodrinore-malore në lindje. Nga ku gjatë orëve të nxehta të mesditës e pasdite vranësirat do të pasohen me reshje shiu në formë pikash.

Temperatura mbi 40 gradë sot

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në atë jugor lugina e male nga orët e mesditës era fiton shpejtësi 8-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.