Moti

Temperatura të larta, por fundjava rezervon shi e rebeshe

Temperatura të larta, por fundjava rezervon shi e rebeshe

Moti këtë fundjavë nuk premton aspak kohë për plazh. Edhe pse temperaturat do të jenë të larta, vendi do të përfshihet sidomos të dielën nga reshje shiu dhe rebeshe.

Ndiqni parashikimin Sipas Hakil Osmanit nga Meteoalb:

Fundjava e fundit e muajit maj do të na sjellë dominim të kthjellimeve në orët e para të ditës por pasdite do të sjellë shtim të vranësirave në territorin shqiptar duke bërë që gjatë ditës së shtunë të kemi prezente edhe reshje shiu në zonat veriore dhe juglindore.

E diela do bëjë që vranësirat e shpeshta të krijojnë mundësi për reshje shiu në pothuajse gjithë territorin shqiptar. Herë pas here këto reshje pritet të jenë edhe në formën e rebesheve afatshkurtra.

Për sa i përket temperaturave, edhe pse do kemi një rënie graduale të tyre gjatë ditës së shtunë dhe ditës së dielë ato do të mbeten të larta, deri në 34 gradë të shtunën dhe 31 gadë të dielën.