Moti

Temperatura të larta, por mundësi për reshje pasdite

Temperatura të larta, por mundësi për reshje pasdite

Moti në vendin tonë, parashikohet të jetë i kthjellët dhe i ngrohtë në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë në zonat malore.

Gjatë orëve të pasdites dhe në vijim, vranësirat do të shpeshtohen në të gjithë territorin shqiptar, duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por ulen lehtë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 10°C minimalja, deri në 30°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det, duke arritur shpejtësinë deri në 40 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor dhe Juglindor.

Për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.