Moti

Temperaturat deri në 32 gradë. A do të pushojë shiu këtë javë?

Temperaturat deri në 32 gradë. A do të pushojë shiu

Java që nisëm do të vijojë të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Ditët fillojnë me mot të kthjellët e vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës.

Temperaturat deri në 32 gradë. A do të pushojë shiu

Në orët e mesditës dhe kryesisht pasdite vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashreshme me intensitet të ulët përgjatë Ultësirës Perëndimore, ndërsa përgjatë relieveve malore lokalisht reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do të jetë kryesisht nga veriprëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek.