Moti

Temperaturat mbi 30 gradë sot!

Temperaturat mbi 30 gradë sot!

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë gjatë paradites do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese. POR në orët e pasdites vranësirat do të behën më të dukshme, KU në zonat Veriore dhe Juglindore do të ketë momente të pakta me shira. Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash.

Temperaturat mbi 30 gradë sot!

Temperaturat e ajrit do të MBETEN të pandryshuara në mëngjes, POR gjatë mesditës do luhaten vlerat ditore nga 10°C deri në 31°C.

Era do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.