Temperaturat minimale sot shkojnë në -4 gradë celcius. Në mbrëmje nis shiu

E Enjte 20 Janar 2022, 07:14
TiranaPost
Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të PARAQITET me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash në për të gjithë vendin tonë. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat të shtohen në të gjithë territorin, duke sjellë në orët e mbrëmjes reshje dëbore në Veri të Shqipërisë. Po ashtu pjesërisht në zonat Qëndrore dhe Jugore pritet të ketë reshje shiu.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 15°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.