Temperaturat nën zero, ja si do të jetë moti ditën e sotme
E Diel 24 Nëntor 2024, 09:03
TiranaPost
Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe më të ngrohta me origjinë jugore.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat fare të pakta kalimtare në relievet e larta malore në lindje. Mjegull e dendur / mjegullinë në orët e mëngjesit për shkak të reshjeve të dëborës dhe në zonat luginore të vendit.
Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, zonave luginore dhe në male era fiton shpejtësi 8-12 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.