Moti

Temperaturat pritet të shkojnë deri në -18 gradë

Temperaturat pritet të shkojnë deri në -18 gradë
Shqipëria në ditët në vazhdim pritet të përfshihet nga temperatura deri në -18 gradë Celcius.

Shenjat e të ftohtit janë vënë re që sot në Dibër, Pogradec, Korçë, Elbasan dhe në disa qytete të tjera ku dëbora ka zbardhur vendin.

Të hënën temperaturat priten të zbresin deri në -18° celsius në Dibër, qarkun me motin më të ftohtë javën e ardhshme. Në Tiranë temperaturat do zbresin deri në -8 gradë Celsius, në Durrës në 0 gradë Celsius, ndërsa në Vlorë deri në -1 gradë Celsius.

Temperaturat maksimale në zonat malore do të jenë nën 0 gradë Celcius. Mëngjesin e të martës temperaturat do rriten me 2-3 gradë, por gjithsesi vlerat do të qëndrojnë nën 0.

Shkak për temperaturat shumë të ulëta janë masat e ftohta që po mbërrijnë nga Poli i Veriut.