Moti sot, 2 qershor, do të jetë nën ndikimin masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike në territorin Shqiptar, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperature relativisht të larta gjatë orëve të paradites.
Orët e pasdites sjellin grumbulllim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu në të gjithë vëndin, më të dukshme në Qarqet, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër ku priten edhe mini-stuhi breshëri.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit por mesdita do të sjell një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 28°C.