Moti

Ulen me disa gradë temperaturat

Ulen me disa gradë temperaturat

Të premten vendi do të vijojë të ndikohet nga masat e qëndrueshme. Moti përgjithësisht parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta e përkohësisht mesatare në zonat malore. Në alpe shi i izoluar i dobët.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut mesatare. Në bregdet përkohësisht e vrullshme.

Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 6 deri 18°C

në zona e ulëta 8 deri 23°C

në zona bregdetare 12 deri 23°C