Moti

Ulen temperaturat, ja si parashikohet moti këtë të dielë

Ulen temperaturat, ja si parashikohet moti këtë të dielë

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të dominojnë të gjithë vendin tonë përgjatë ditës së dielë, duke sjellë vranësira të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Pritet që në zona të izoluara reshjet të jenë me intensitet të ulët dhe mesatar, ndërsa më të dukshme në zonat jugore dhe veriore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 16°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi juglindor kryesisht duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.