Moti

Ulen temperaturat, reshje shiu sot në të gjithë vendin

Ulen temperaturat, reshje shiu sot në të gjithë vendin

Moti do të jetë me vranësira të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe rrebeshe me stuhi gjatë mesditës e pasdites në vendin tonë.

Temperaturat në mëngjes për këtë të shtunë do të luhaten 14-18 gradë, vlerat maksimale do të jenë me rënie 21-25°C në veri deri në 29-32°C në zonën e ulët.

Era do të fryjë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek, duke shkaktuar dallgëzim të forcës 3 ballë.