Moti

Ulje e lehtë e temperaturave sot

Ulje e lehtë e temperaturave sot

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikim të masave ajrore të qendrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira në shtim, kryesisht në orët e pasdites dhe të mbrëmjes.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, shoqëruar me një valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 9 deri 28°C

në zona e ulëta 10 deri 33°C

në zona bregdetare 15 deri 31°C