Moti

‘Vala e ferrit’ deri të mërkurën! Meteorologu tregon si do jetë moti këtë javë dhe kur do freskohet

‘Vala e ferrit’ deri të mërkurën! Meteorologu tregon

Deri ditën e mërkurë Shqipëria do të jetë e përfshirë nga temperatura tepër të larta në deri 40 gradë, duke lënë ende prezente valën e ashtuquajtur të ferrit për nga nxehtësia në vend. Por nga e enjtja temperaturat do të ulen.

Meteorologu i Meteoalb Hakil Osmani bëri parashikimin për javën:

Vendi ynë deri ditën e mërkurë do jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit shqiptar.

Në zonat malore pritet të ketë herë pas here kalime vranësirash të cilat do krijojë munndësira për reshje të pakta dhe të izoluar por që nuk do jenë problematike.

Dita e enjte pritet të sjellë në territorin shqiptar prezence më të dukshme të vranësirave duke krijuar mdnësitë për reshje të izlujara në një pjesë të mirë të territorit shqiptar.

Përsa i përket vlerave termike pritet që deri të mërkurën të mbetemi deri rreth 40 gradë vlerat maksimale në vendin tonë, ndërsa nga e enjtja deri në fundjavë presim rënie me 3-4 gradë Celsius duke rikthyer temperaturat 36 Gradë Celsius në territorin shqiptar.

*Tiranapost.al