Verë në mes të vjeshtës, ja si do të jetë moti javën e ardhshme

E Diel 16 Tetor 2022, 17:42
TiranaPost
Rrymat e ngrohta me origjinë afrikane do të kushtëzojnë motin në Mesdhe. Kjo do të bëjë që edhe në territorin tonë të mbizotërojë moti i kthjellët me vranësira kalimtare.
Karakteristike do të jetë ndryshimi i temperaturave gjatë ditës.
Sipas SHërbimit Meteorologjik Ushtarak, mëngjeset dhe mbrëmjet parashikohen të freskëta ndërsa në orët e mesditës parashikohen temperatura deri në 28 gradë.
Era do të fryjë juglindje e veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 dhe 3 ballë.