Orët e fundit vendi ynë është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu dhe nga ulje e temperaturave.
Edhe pse jemi në muajin e fundit të vjeshtës, mund të themi se sot kemi hyrë në dimër.
Në Kukës ka rënë dëbora e parë. Sic shihet majat e maleve në Kukës janë zbardhur nga dëbora.
Reshjet e para të dëborës kanë rënë edhe në Gramoz të Kolonjës.