Moti

VIDEO/ Në mes të qershorit, bie breshër në Tiranë

VIDEO/ Në mes të qershorit, bie breshër në Tiranë

E papritur për Tiranën në muajin qershor që jemi mësuar ta përjetojmë me temperatura shpeshherë përvëluese, por pak minuta më parë kryeqyteti është përfshirë nga breshëri.

Siç dukjet edhe nga pamjet breshëri ka qenë agresiv dhe i papritur nga qytetarët që po ecnin në rrugë.

VIDEO/ Në mes të qershorit, bie breshër në Tiranë

Parashikimi i motit për ditën e sotme ishte i tillë që njoftonte për reshje veçanërisht përgjatë orëve të paradites dhe të drekës dhe luhatje të mëdha temperaturash, ndërkohë që sipas informacionit të dhënë nga Meteoalb për Tiranapost.al, reshjet sporadike pritet që po ashtu si ditën e djeshme të zgjasin rreth një orë dhe më pas të ketë sërish kthjellim të motit.

Për muajin qershor është parashikuar se kjo situatë e ndryshueshme e motit do të vazhdojë deri në datën 15, ku do të ketë reshje sporadike dhe të papritura, ndërkohë që për pjesën e mbetur të muajit do të ketë një mot më tipik për sezonin e verës. Sinoptikanët e përshkuajnë këtë qershor si më të freskëtin e katër viteve të fundit dhe që do të ketë më shumë reshje. Ndërkohë edhe ditën e nesërme parashikohet një situatë e ngjashme me ndryshime të shpeshta të motit dhe ka mundësi breshëri.

Duhet thënë që përgjatë viteve të fundit është vënë re nga të gjithë një "përzierje" e stinëve me dimra më pak të ashpër se zakonisht dhe me sezone të tjera jo-tipike, breshëri i sotëm në Tiranë janë dëshmi e kësaj.

tiranapost.al