Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit sot

E Diel 13 Nëntor 2022, 08:26
TiranaPost
Dita e dielë parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimi.
Reshjet e shiut do të jenë të pranshme në orët e mëngjesit në jug dhe qendër të vendit me intensitet mesatar, ndërsa në veri me intensitet të ulët të karakterit lokal.
Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente me intensitet të ulët përgjatë zonave bregdetare të vendit.
Era nga verilindja drejt veriperëndimit me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek.
Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.