Moti

Vranësira dhe shi në të gjithë vendin

Vranësira dhe shi në të gjithë vendin

Ditën e sotme, sipas MeteoAlb moti do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin shqiptar, duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra, më të dukshme vranësirat dhe shirat do të jenë në zonat e thella malore.

Orët e pasdites do të sjellin dobësim të ndjeshëm të shirave në pjesë më të madhe të vendit, por vranësirat e dendura do të mbeten prezent në pothuajse 80% të territorit.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 20°C.