Moti

Vranësira, shi dhe breshër parashikohen për sot

Vranësira, shi dhe breshër parashikohen për sot

Ditën e sotme vendi ynë, do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme atmosferike me mot të vranët dhe reshje shiu, të cilat do të bëhën prezente që prej orëve të mesnatës me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar fillimisht në veri të vendit, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Gradualisht, reshjet do të shpërndahen në të gjithë territorin në formën e rrebesheve të shpejta me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër, ndërsa nga orët e mesditës deri pasdite reshjet parashikohen me intensitet mesatar deri të lartë, kryesisht në qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Peshkopi, Durrës, Tiranë, Elbasan dhe pjesërisht qarku i Vlorës.

Era do të fryjë intensive me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 3-12m/s, ndërsa hera-herës në bregdet do të fitojë shpejtësi 14-24m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i lartë i forcës 3-6 ballë.