Moti

Vranësirat shtohen pasdite dhe sjellin shi në disa zona

Vranësirat shtohen pasdite dhe sjellin shi në disa zona

Vendi mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash për gjatë gjithë ditës.

Pritet që vranësirat të jenë më të dukshme në orët e mesditës dhe paradites, të cilat do të mund të sjellin shira të pakëta në zonat malore, ndërsa në ultësirën perëndimore do të ketë momente të pakta me pika shiu.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 17 gradë celsius deri në 41 gradë celsius.