Moti

Zbutet i ftohti sot. Këto do të jenë temperaturat

Zbutet i ftohti sot. Këto do të jenë temperaturat

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimi.

Reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet të ulët e lokalisht mesatar përgjatë zonave bregdetare dhe ultësirës perëndimore. Në zonat malore reshje bore me intensitet të ulët.

Valëzimi në det do të jetë i forcës nga 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore -1 deri 3°C

në zona e ulëta 1 deri 12°C

në zona bregdetare 2 deri 12°C