Moti

Zgjatën pak ditët me Diell: Nga sot në mbrëmje rikthehen shirat, ja si do jetë moti për javën

Zgjatën pak ditët me Diell: Nga sot në mbrëmje rikthehen

Nga mbrëmja e sotme, do të rikthehen reshjet në vend. Sipas parashikimit të Meteoalb, reshjet do të jenë më intensive nga orët e para të ditës së hënë, mbrëmjen e të martës dhe gjatë gjithë ditës së enjte. Reshjet ndalojnë përkohësisht të mërkurën kur priten kthjellime të shumta në gjithë territorin për t’u rikthyer mesatare deri intensive gjatë së enjtes. Sasia e reshjeve që pritet në këtë ngjarje atmosferike 3-4 ditore do të variojë nga 40 mm në zonat Lindore deri mbi 110 mm, në zonat rreth lumenjve Drin, Buna dhe Kir të cilët janë ende në nivele të larta.

Sipas parashikimit, e premtja është dita e javës ku pritet të kthehen kthjellimet në gjithë Shqipërinë. Por një përmirësim më i ndjeshëm i kushteve të motit pritet pas 14 shkurtit, ndonëse temperaturat do të jenë të ulëta.

Sipas Meteoalb: Problematike nga e diela deri mesditën e së hënës paraqitet era që do të arrijë shpejtësi prej 80 km/h në det të hapur duke gjeneruar dallgëzim mbi 6 ballë ndërsa 4-5 ballë pritet dallgëzimi në brigjet detare të Jonit dhe më pak në Adriatik. Pasditja e së hënës dobëson erën në det megjithatë do të ketë herë pas here shkulme të forta ere gjatë rrbesheve në zonat lindore të Shqipërisë. Nga stuhi të forta ere me rrebeshe shiu do të përfshihen edhe vendet fqinje si Mali Zi, Kosova, Maqedonia Veriore si edhe Veriu i Greqisë.

*Tiranapost.al.